Lajme
Tentativa e dytë për Zajednicën: Qeveria Kurti pranoi procesin dhe çon zyrtarët e saj në Ambasadën e SHBA-së, por jashtë e kundërshton
Demokracia
19:20 | 09 Shkurt 2023

Share:

Ka nisur takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit e takimit të kaluar që u mbajt më 31 janar në Ambasadën e ShBA-së, ku është biseduar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në rezidencën e ambasadorit Hovenier, ku edhe po mbahet takimi kanë arritur ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, bashkë me disa përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë muajin e kaluar organizoi një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.

Ndonëse Kurti ka deklaruar se e pranon propozimin franko-gjerman për marrëveshjen me Serbinë, ku parashihet edhe themelimi i Zajednicës, pas kritikave të shumta publike, ai ka filluar menjëherë të sillet sikur nuk do ta implementojë atë.

Të ngjashme