Lajme
Tensioni në Gadishullin Korean, Kim Jong-Un teston raketat me rreze të shkurtër
Demokracia
17:03 | 03 Prill 2024

Share:

Situata në Gadishullin Korean mbetet e tensionuar pas testimit të fundit të raketave me rreze të mesme veprimi nga Koreja e Veriut. Manovra më e fundit e Kim Jong-Un mund t’i japë fund politikës së pajtimit me Korenë e Jugut. “Koreja e Veriut ka” shndërruar plotësisht të gjitha raketat taktike, operacionale dhe strategjike të rrezeve të ndryshme në lëndë djegëse të ngurtë, me një kontroll të plotë të kokave të luftës të afta për sulëm bërthamor”, citohet të ketë thënë Kim Jong Un, sipas mediave shtetërore.

Manovra e Phenianit vjen pak më shumë se një javë përpara zgjedhjeve legjislative në Korenë e Jugut që do të sigurojë një mbështetjeje për presidentin konservator Suk Yeol, i cili ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër Veriut gjatë dy viteve të tij në detyrë.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut është shprehur e shqetësuar për situatën dhe theksoi vendosjen e sanksioneve ndaj dy anijeve ruse që sipas saj kishin transportuar municione midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.

“Dënojmë fuqishëm lëshimin e raketës balistike të Koresë së Veriut, e cila është një shkelje e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin e Gadishullit Korean. Bazuar në Aleancën Kore e Jugut -SHBA dhe bashkëpunimi Kore e Jugut-SHBA-Japoni, qeveria do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin e ngushtë për të penguar provokimet dhe kërcënimet e pamatura të Koresë së Veriut”, tha Lim Soo-Suk, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut, e cila është përballur me sanksione ndërkombëtare për programin e saj të armëve bërthamore, ka shtuar testet armëve dhe stërvitjet ushtarake javët e fundit. Ushtria e Koresë së Veriut ka organizuar një sërë stërvitjesh ushtarake muajt e fundit. Shfaqjet e fuqisë së Phenianit përfshinin artilerime rreze të gjatë dhe raketa të shumta, të cilat përbëjnë një kërcënim për kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul dhe zona të tjera kyçe pranë kufirit.

Të ngjashme