Konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, u anulua.
Megjithatë, deri te ky vendim, pati zhvillime. Si brenda, ashtu edhe jashtë hotelit ku protestonin veteranët.
Hedhja e tymit brenda, mobilizoi pjesëtarët e Sigurisë dhe truprojet e të pares së Speciales.
Ata shiheshin të tensionuar, e sidomos njëri që komunikonte gjithë kohës me telefon.
Madje, i njëjti në një moment shihet teksa xhiron komplet ngjarjen.
Askush nuk pranonte të jepte asnjë qëndrim nëse konferenca do të mbahej apo jo.
Tek në fund, zëdhënësja e Speciales, Angela Griep, doli para gazetarëve e tha se konferenca u anulua për shkaqe të sigurisë.
Situata nuk ishte aq e rëndë sa para 2 vitesh, kur tymi kishte depërtuar edhe brenda hotelit, por konferenca u mbajt.
Detajet se çfarë ndodhi dhe pamjet që nuk u publikuan, mund t’i shihni në këtë video: