Lajme
Tensionet para referendumit serb, patrolla të njësisë speciale nisen për veri të Mitrovicës
Demokracia
17:59 | 15 Janar 2022

Share:

Patrolla të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur në drejtim të Mitrovicës.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë parakaluar sot në Mitrovicën e Jugut, një ditë para referendumit në Serbi që është paralajmëruar të mbahet edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Policia e Kosovës sot ka parakaluar nëpër qytetin e Mitrovicës, duke treguar kështu gatishmërinë e tyre për ndërhyrje.

Kuvendi i Kosovës sot ka votuar një rezolutë të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër mbajtjes së këtij referendumi në Kosovë.

Ndërsa njëra nga pikat e këtij referendumi thotë se institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për kundërshtimin e referendumit.

“Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës.”, thotë kjo pikë.

Të ngjashme