Lajme
Tensionet në veri| Policia njofton se janë mbyllur për qarkullim pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje
Demokracia
19:29 | 31 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është mbyllur për qarkullim pika kufitare në Jarinjë.

Sipas Policisë së Kosovës deri tek vendimi për mbylljen e qarkullimit në këtë pikë kufitare është bërë pasi serbët kanë bllokuar rugët në drejtim të këtyre pikave të kalimit kufitar në Jarinje dhe Bërnjak.

Policia ka njoftuar qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Ndryshe në veri të vendit vazhdimisht ka zhvillime të reja, teksa serbët kanë vendosur kamionë të shumta në mënyrë që të bllokojnë qarkullimin në këtë anë.

Të gjitha këto veprime vinë pak orë para vendosjes zyrtare të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, në lidhje me dokumentet dhe targat serbe.

Njoftimi i plotë:

Informacion zyrtar

31 korrik 2022,

Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.

Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Të ngjashme