Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, është përforcuar me trupa shtesë.
Kjo, sipas Borrellit, po bëhet për të siguruar stabilitetin në vend, ku zbarkuan xhandarët carabinier.
“EULEX do të vazhdojë të mbështesë një mjedis të qetë dhe të sigurtë”, ka shkruar Borrell.
Kjo nuk është hera e parë që EULEX-i sjell përforcime në Kosovë, pasi një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në mars të këtij viti.
At these tense times in Kosovo, EU’s Rule of Law Mission #EULEX fulfils its duty to ensure stability: @Eurogendfor gendarmes from @_Carabinieri_ landed tonight to temporarily reinforce @EULEXKosovo‘s Formed Police Unit. EULEX will continue supporting a safe and secure environment pic.twitter.com/Suuo78fJRC
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 8, 2022