Lajme
Tensionet në veri | Escobar dhe Lajçak takohen nesër me opozitën
Demokracia
14:32 | 05 Qershor 2023

Share:

Kriza dhe tensionet në veri të Kosovës, kanë bërë që në Prishtinë sot të vijnë dy diplomatët e njohur ndërkombëtar. 

Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të takohen në orët e mbrëmjes me kryeministrin e Kosovës.

Por, Escobar dhe Lajçak para se të nisen drejt Serbisë, do të takojnë edhe liderët e partive opozitare.

Burime të Demokracia.com në Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë konfirmuar takimin e liderëve të tyre me diplomatët ndërkombëtar.

Nuk dihet nëse liderët e partive opozitare do të takohen në një takim të përbashkët apo ndaras.

Kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovës vjen pas tensioneve në veri që u shkaktuan pas hyrjes së kryetarëve të rinj nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Nga BE-ja kanë konfirmuar se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë sot në Prishtinë, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Përveç kësaj, BE i ka kërkuar Kosovës që sa më shpejt të nis hapat urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dy ditët e fundit si Kryeministri i vendit, Albin Kurti, poashtu edhe presidentja Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja në komunat veriore. /Demokracia.com/

Të ngjashme