Sport
Tensionet me Rusinë: Legjenda e boksit, Klitschko i bashkohet ushtrisë së Ukrainës
Demokracia
15:01 | 02 Janar 2022

Share:

Legjenda e boksit dhe kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i është bashkuar ushtrisë ukrainase dhe u bëri thirrje zyrtarëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Klitschko iu bashkua stërvitjeve të ushtrisë në mbrojtje territorial të Kievit dhe me atë rast tha se vendi i tij tashmë është në luftë që tetë vjetë.

“Shumë prej nesh kanë shërbyer në ushtri dhe ato aftësi duhet të rikthehen. Mendoj se një trajnim i tillë është thelbësor për zyrtarët e rangut të mesëm dhe të lartë të një vendi që është në luftë për tetë vjet”, tha Klitschko për “The Telegraph”, përcjell Demokracia.com.

Ai shtoi se ndihma e miqve është e një rëndësie të madhe për Ukrainën dhe falë lidhjeve të tij, ai vend ka bërë shumë partneritete.

“Lidhjet e mia janë një ndihmë e madhe dhe më japin një avantazh të madh, sepse Ukraina nuk mund t’i kapërcejë sfidat e vështira me të cilat përballet pa miq dhe partnerë të besueshëm”, ka përfunduar kryebashkiaku i Kievit që nga viti 2014. /Demokracia.com/

Të ngjashme