Sport
Tensionet dhe incidentin në ndeshjen Gjilani – Ballkani i ndoqi nga tribunat edhe trajneri i Dritës
Demokracia
15:05 | 04 Prill 2022

Share:

Ndeshja e tensionuar dhe incidenti në takimin mes Gjilanit dhe Ballkanit kaloi edhe në sytë e trajnerit të Dritës, Ardian Nuhiut.

Trajneri shkupjan ishte i pranishëm në duelin e të dielës, duke qëndruar në tribunën e zyrtarëve, raporton Demokracia.com.

Ditën e pushimit që e kishte me skuadrën tjetër gjilanase, Nuhiu duket se e shfrytëzoi për të parë nga afër lojën mes dy konkurentëve për titull, njëherit rivalëve të tij për trofeun e më të mirit këtë edicion.

Kryendeshja e javës mes Gjilanit dhe Ballkanit nuk gjeti fundin. Ajo u ndërpre në minutat e fundit kur tifozët vendas sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.

Disa prej tyre u futën në fushë gjatë festës së golit të minutës së fundit nga Enea Koliçi dhe goditën portierin kundërshtar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të dyshuar për rastin po mbahen në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme