Lajme
Tensione tek “5 Maji” në Tiranë”/ Banorët godasin me gurë policinë, kundërshtojnë shembjen e banesave
Demokracia
08:38 | 22 Shkurt 2022

Share:

Vazhdon situatë e tensionuar te ‘5 Maji’ në Tiranë.

Banorët kundërshtojnë aksionin për shembjen e banesave. Me lot në sy e duke bërtitur ata iu janë drejtuar forcave të policisë, të cilët kanë krijuar kordon për të mos lejuar futjen e qytetarëve brenda banesave.

‘Na u largoni. A keni familje ju a jo? A kështu ju ka mësuar Erion Veliaj? Shkoni te shtëpia e tij.’- janë disa nga thirrjet që dëgjohen të thuhen nga banorët.

Ata u përplasën fizikisht me policinë e cila ndodhet në zonë që në orët e para të mëngjesit. Po ashtu, banorët kanë hedhur edhe shashka në drejtim të uniformave blu, informon Noa.al.

Sot parashikohet që të shemben 12 banesa, ndërsa më parë janë shembur dhjetëra të tjera. Prej disa kohësh banorët e “5 majit” por jo vetëm ata, janë ngritur në protesta që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Të ngjashme