Sport
​Tensione në stërvitjen e Juventusit, mesfushori i del kundër Allegrit
Demokracia
10:27 | 11 Prill 2023

Share:

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Leandro Paredes dhe Massimiliano Allebri gjatë seancës stërvitore ë Juventusit të hënën në mëngjes.

“Bianconerët” u stërvitën para rreth 300 tifozëve në tribunat e qendrës së tyre stërvitore “Continassa” të hënën, ku disa ishin mbledhur për të parë ekipin duke u përgatitur për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sportingut të enjten.

Ndërsa lojtarët ndaluan për foto dhe nënshkruan autografe, debati shpërtheu mes Paredes dhe Allegrit sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Para një pjese të madhe të skuadrës së Juventusit, Paredes filloi të përballet me Allegrin duke i kërkuar shpjegime pse nuk po i jepej më shumë minutazh, përcjellë KosovaPress.

Argjentinasi ka luajtur vetëm 1086 minuta në të gjitha ndeshjet e Juves në të gjitha garat këtë sezon dhe ka luajtur vetëm 170 minuta që nga muaji shkurt.

Kaq armiqësor ishte diskutimi mes mesfushorit të huazuar nga PSG dhe trajnerit të Juventusit, sa Paredes nuk qëndroi për drekën e planifikuar me pjesën tjetër të lojtarëve, stafin, trajnerët dhe familjet e tyre përkatëse më vonë atë pasdite.

Të ngjashme