Si jashtë ashtu edhe brenda Kuvendit të Shqipërisë vijojnë tensionet. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa më pas është rrethuar nga garda.
Ky veprim i Berishës ka ardhur pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën Flamur Nokës dhe Oerd Bylykbashit, duke i cilësuar deklarata e tyre si shkelje të etikës dhe fyerje të deputeteve gra në Kuvend.
Menjëherë sapo ju është ndërprerë fjala të gjithë deputetët e opozitës janë afruar te foltorja duke e bllokuar atë.