Lajme
Tensione në RTK – “Besnik Boletini bëri vetë veprimin për të cilin e shkarkoi Ngadhnjim Kastratin”
Demokracia
21:32 | 21 Janar 2022

Share:

Bordi i ri i Radio Televizionit të Kosovës, para dy ditësh e shkarkoi drejtorin gjeneral të mediumit publik, Ngadhënjim Kastratin.

Në vendim u renditën disa nga arsye e shkarkimit, në mesin e të cilave thuhej “shpërndarja e përmbajtjes së medivae konkurrente nga persona të punësuar në RTK, dëmtojnë imazhin dhe pavarësinë editoriale të Transmetuesit Publik”.

DOKUMENTE | Plas sherri në RTK, Fadil Hoxha sulmon Bordin për kontratat e punëtorëve

Por, vetëm shtatë ditë para se ta shkarkonte Kastratin, Boletini, kishte vepruar po njëjtë, kishte shpërndarë një përmbajtje të një media konkurrente.

Më 12 janar, kryetari i ri i Bordit të RTK-së, e kishte shpërndarë një shkrim të Preportr, që fliste për domosdoshmërinë e vlerësimit sistematik.

Pikërisht për këtë çështje ka reaguar edhe Fadil Hoxha, kryetar i Sindikatës së Radio Televizionit të Kosovës.

“Nënshkruesi i këtij vendimi, kryetari i Bordit, ose nuk e ka lexuar përmbajtjen e vendimit ose pretendon që kjo nuk duhet të vlejë për Bordin për shkak se me datë 12 të këtij muaji ai ka shpërndarë nga profili i tij në FB përmbajtje të një mediumi tjetër”, shkruan Hoxha në reagimin e tij.

Ndryshe, Boletini para se të emërohej në dhjetor të vitit të kaluar drejtues i Bordit të mediumit publik, ishte pjesë e Preportr, media në të cilën kishte punuar për shumë vjet.

Të ngjashme