Lajme
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Berisha bllokon foltoren
Demokracia
12:54 | 29 Maj 2025

Share:

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ashtu siç ishte paralajmëruar, është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe mazhorancës.

Folësi i parë në Parlament ishte Sali Berisha dhe pas përfundimit të minutazhit të dhënë prej 5 minutash, kryetarja e Kuvendit i mbylli fjalën.

“Koha mbaroi”, iu drejtua Elisa Spiropali.

“Cila kohë?”, tha Berisha.

“Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar”, iu drejtua ajo.

Ndërkohë kryedemokrati bllokoi foltoren, duke replikuar pa mikrofon.

Të ngjashme