Lajme
Tensione në Kongresin e FSSHK-së, LVV tenton të ndërhyjë në zgjedhjen e kryetarit
Demokracia
14:27 | 07 Prill 2022

Share:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) sot ka mbajtur kongresin për zgjedhjen e kryetarit të ri, megjithatë zgjedhja është shtyrë edhe për 30 ditë.

Demokracia.com merr vesh ky kongres është përcjellë me tensione, pasi përmes njerëzve të saj, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Veç kësaj, pjesëmarrësit në kongres janë shprehur të pakënaqur, pasi kongresi u udhëhoq nga Jahir Lajqi.

Ky i fundit kishte dalë në pension më datë 20.09.2021, raporton Demokracia.com.

Në garë për kryetar të FSSHK-së kanë qenë Blerim Syla dhe Tevide Imeri./Demokracia.com/

Të ngjashme