Sport
Tensione në “Karagaçi”: Ndërpritet ndeshja, Trepça largohet nga parketi
Demokracia
19:19 | 15 Maj 2022

Share:

Peja ishte duke fituar deri në sekondat e fundit të ndeshjes, më pas raportohet se është sulmuar lojtari i Trepçës, amerikani Purvis.

Me t’u ndërprerë takimit në Pejë, tifozeritë e dyja skuadrave kanë hedhur gjësende në drejtim të njëra-tjetrës.

Tifozeria mitrovicase u largua nga tribuna nga Policia e Kosovës.

Më i disponuari te vendasit ishte Washinghton me 19 pikë dhe Dardan Berisha me 15 pikë, ndërsa te Peja ishin Hajrizi me 15 pikë, bashk me Purvis i cili arriti të shënonte 15 pikë

Peja ishte duke fituar deri në momentin e sulmit me rezultat 69-66, ndërsa Trepça ka larguar lojtarët e tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme