Sport
Tensione në Gjilan, një tifoz arrestohet nga policia pasi hyri në fushë për ta sulmuar gjyqtarin
Demokracia
17:44 | 19 Shtator 2021

Share:

Një tifoz është arrestuar nga Policia e Kosovës në takimin Gjilani – Ulpiana.

Tifozi që besohet të jetë i Gjilanit ka hyrë në fushë, siç raportohet për ta sulmuar gjyqtarin kryesor të takimit, shkruan Demokracia.com.

Ulpiana është duke fituar 1-2 kur kanë mbetur pesë minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit.

Një penallti e akorduar nga gjyqtari Lirim Jashari duket se nuk i ka pëlqyer as tifozit gjilanas i cili u fut në fushë.

Pjesëtarët e policisë intervenuan menjëherë për të eliminuar një incident të mundshëm. /Demokracia.com

Të ngjashme