La Gazzetta dello Sport ka raportuar se ka tension mes Gigio Donnarummës dhe Paris Saint-Germainit.
22-vjeçari nuk është i kënaqur që po qëndron në shumicën e kohës në stol, përcjell Demokracia.com.
“Gardiani” italian iu bashkua parisienëve në një transferim falas nga Milani këtë verë.
Megjithatë, ai nuk është një titullar i rregullt në “Parkun e Princave”.
Ish-ylli i Milanit ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat dhe së fundmi ka pohuar se rivaliteti me Keylor Navas e ‘shqetëson’ atë.
“Kjo nuk ka asnjë efekt në paraqitjet e mia, por më ‘shqetëson'”, tha Donnarumma për TNT Sport javën e kaluar.
“Nuk është e lehtë, sepse isha mësuar të filloja gjithmonë dhe ndonjëherë më dhemb të jem në stol”.
Gazeta italiane analizoi muajt e parë të Donnarummas në Paris, duke treguar se si agjenti i tij, Mino Raiola, për momentin, është i vetmi fitues në marrëveshjen që e pa Gigio të kalojë nga Milani në Paris pas “Euro 2020”.
Sipas raportit, ka tension mes lojtarit dhe PSG-së pasi Donnarumma pritej të ishte titullar i rregullt. /Demokracia.com