Lajme
Tension në Francë: Sulme të dyshuara terroriste ndaj shtatë burgjeve
Demokracia
22:20 | 15 Prill 2025

Share:

Ministri i Drejtësisë në Francë, ka deklaruar se qeveria nuk do të dorëzohet përballë “akteve të frikësimit”, pas një vale sulmesh ndaj disa burgjeve në të gjithë vendin.

Të hënën në mbrëmje, makina u dogjën jashtë disa burgjeve franceze dhe një prej tyre u qëllua me armë zjarri, në atë që ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, e përshkroi si “sulme terroriste”.

Në total, shtatë burgje janë vënë në shënjestër në qytetet Toulon, Aix-En-Provence, Marseille, Valence dhe Nîmes në jug të Francës, si dhe në Villepinte dhe Nanterre, pranë Parisit.

Sipas Darmanin, këto sulme, që filluan të dielën, duket se janë përgjigje ndaj operacioneve të shtetit kundër trafikut të drogës. Prokuroria kundër terrorizmit në Francë ka nisur një hetim zyrtar mbi ngjarjet.

Në deklaratat e tij, ministri theksoi se shteti nuk do të lejojë që kriminelët të ushtrojnë presion përmes dhunës dhe se lufta kundër trafikut të drogës do të vazhdojë me vendosmëri.

Të ngjashme