Tenistja numër një në Rusi, Anastasia Pavlyuchenkova, ka bërë thirrje të përfundojë dhuna dhe lufta në Ukrainë.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, ka deklaruar se ambiciet personale dhe motivet politike nuk mund të justifikojnë dhunën.
“Kam luajtur tenis që kur isha fëmijë. Gjithë jetën e kam përfaqësuar Rusinë. Kjo është shtëpia dhe vendi im. Por, tani jam në frikë të plotë, ashtu si miqtë dhe familja ime”, shkroi ajo në Tëitter.
“Por, unë nuk kam frikë të deklaroj qartë pozicionin tim. Unë jam kundër luftës dhe dhunës. Ambiciet personale apo motivet politike nuk mund të justifikojnë dhunën. Kjo e merr të ardhmen jo vetëm nga ne, por edhe nga fëmijët tanë. Jam konfuze dhe nuk di si të ndihmoj në këtë situatë”.
— Anastasia Pavlyuchenkova (@NastiaPav) February 28, 2022
“Unë jam thjesht një sportiste që luan tenis. Unë nuk jam politikan, as personazh publik, nuk kam përvojë në këtë. Unë vetëm mund të mos pajtohem publikisht me këto vendime të marra dhe të flas hapur për këtë. Stop dhunës, ndaloni luftën”, thuhet në reagimin e saj. /Demokracia.com/