Sport
Tenisti rus shokon botën dhe Rusinë me veprimin e fundit
Demokracia
16:53 | 04 Mars 2022

Share:

Tenisti më i mirë në botë rusi Danil Medvedev befasoi ndjekësit e tij kur hoqi flamurin rus nga profili i tij në Instagram.

Asi i tenisit vendosi për këtë lëvizje pas njoftimit se përfaqësuesit e Rusisë dhe Bjellorusisë do të mund të vazhdojnë garat nën një ndalesë neutrale dhe pa simbolet e Rusisë, transmeton Demokracia.com.

Medvdev la të paprekur të gjitha informacionet e tjera, përfshirë edhe sponsorët dhe hoqi vetëm flamurin! Danil arriti në krye të listës ATP botërore më 28 shkurt.

Tenisti rus ka fituar 13 tituj në karrierën e tij, ku më i madhi është sigurisht ai i vitit të kaluar në US Open. Disa ndjekës e mbështetën këtë vendim të tenistit, ndërsa të tjerë nga vendlindja e tij e dënuan! /Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Medvedev Daniil (@medwed33)

Të ngjashme