Wimbledon po troket në derë dhe tenisti argjentinas Diego Schwartzman mendon më shumë për gjërat jashtë fushës sesa për të.
Amerikano-jugori ka denoncuar vjedhjen në një hotel afër Eastbourne, ku aktualisht po performon dhe nuk është i vetmi pjesëmarrës në atë garë që ka pasur një incident në të njëjtën ditë, transmeton Demokracia.com.
Schwartzman-it iu vodhën pasaporta si dhe kartat e kreditit dhe sendet e tjera personale.
“Pershendetje te gjitheve! Dua t’ju informoj se fatkeqësisht shumë gjëra u vodhën nga Hotel Hydro në Eastbourne, përfshirë pasaportën, kartat e kreditit dhe gjëra të tjera të ndryshme. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën dhe pyetën nëse kisha nevojë për ndonjë gjë. Nuk ishte e lehtë të konkurrosh këtë javë duke u përpjekur të zgjidhësh të gjitha këto para ndeshjes, duket se hoteli nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për këto ngjarje – shkroi Schwartzman në Twitter.
Së bashku me Schëartzman-in, dëmtime ka pësuar edhe tenisti spanjoll Pedro Martinez, të cilit i është vjedhur ora. /Demokracia.com