Lajme
Tenderi mijëra-euro për pije freskuese në KEK: Kompania që shpërndau miell në fushatën e Vetëvendosjes rekomandohet për kontratë
Demokracia
14:50 | 21 Maj 2025

Share:

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK ka realizuar një tender për pije freskuese, ku mëton t’i gostisë punëtorët e saj me pije freskuese, shkruan Demokracia.com.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka organizuar një tender për furnizimin me pije freskuese.

Kompania “Dauti Komerc SH.P.K” ka fituar kontratën për furnizimin me pije në vlerë prej 21,986.02 euro për një periudhë prej 12 muajsh, me një sasi të parashikuar indikative dhe një devijim të lejuar prej +/- 30% të vlerës fillestare.

Pijet janë në përbërjet e atyre të gazuara dhe qaj e kafe të ngrohtë:

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje ka shfrytëzuar resurse të ndryshme për të siguruar mbështetje elektorale, duke përfshirë edhe distribuimin e ushqimeve nga kamionët e kompanisë “Dauti” në një komunë të udhëhequr nga kjo parti.

Megjithatë, pyetja kryesore mbetet nëse ky veprim ishte një dhuratë nga kompania “Dauti” në këmbim të favorizimeve në tenderët publikë, apo në fakt ishte një blerje e paguar nga Vetëvendosja. Përgjigjet ende nuk janë të qarta, por lidhjet e ngushta të kompanisë me qeverinë dhe institucionet shtetërore tregojnë për një marrëdhënie të mirë.

Sic ka raportuar Demokracia.com, kompania “Dauti” është një furnitor kryesor i Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), e cila operon nën Ministrinë e Financave dhe është e drejtuar nga Hekuran Murati. Disa nga kontratat më të mëdha të lidhura me këtë kompani përfshijnë furnizimin me ushqim, ku njëra prej tyre ka një vlerë prej 1,499,778.10 euro dhe është nënshkruar në dhjetor të vitit 2024 me një validitet prej një viti. /Demokracia.com/

Mielli zgjedhor dhe kontratat me kamionë: Aksionet e Vetëvendosjes dhe lidhjet me ‘Dauti’-n

Të ngjashme