Lajme
“Tenderët korruptiv”, Bajrami tregon pse Blloku A5 ishte jashtë funksionit: Dëmet milionëshe
Demokracia
09:24 | 09 Maj 2023

Share:

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami konsideron se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të duhej të kishte informacion se pse Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka gjobitur Korporatën Energjetike të Kosovës me 3.2 milionë euro.

Reagimi i saj vjen pasi Rizvanolli deklaroi se nuk ka informacione për këtë çështje, transmeton Paparaci. Një gjë e tillë sipas Bajrami është shumë keq dhe e pafalshme.

Ajo foli edhe për pasojat e mos-funksionimit të Bllokut A5. Sipas saj, dëmet ishin deri në një milion euro në ditë, teksa përmendi edhe tenderët që dyshohet se janë korruptiv.

“Blloku A pikërisht për tenderët të cilët kryeshefi ekzekutiv gjendet në arrest, u vu në funksion. Blloku A për shkak të këtyre tenderëve që po dyshohet që janë korruptiv, ka qenë jashtë funksionit që 10 muaj. 770 mijë deri në 1 milion euro në ditë ka qenë kostoja e mosfunksionimit të Bllokut A. Dhe tani pas arrestimit të z.Krasniqi KEK-u arrin që brenda dy jave ta fusë në funksion Blloku A”, tha ajo mbrëmë në Tëvë1.

Ajo thotë se e vetmja arsye që KEK-u ka fitim është sepse nuk ka bërë asnjë lloj investimi.

“Arsyeja tjetër, substanciale është që kemi pasur ngritje marramendëse të çmimit të energjisë elektrike. Si ka mundësi që KEK-u i ka mbi 100 milionë euro e Qeveria vetëm vitin e kaluar i ka shpenzuar reth 68 milionë euro energji elektrike për katër komunat veriore. Ai thjesht nuk mundet me u quajt rezultat financiar sepse po i bie që në kohën kur kemi importu energji elektrike shumë shtrenjtë, ne edhe paskemi pasë hapësirën me eksportu energji elektrike. Kjo vetëm sukses nuk mund të quhet”.

Të ngjashme