Blerim Kuçi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku përmes një njoftimi i uroi mirëseardhje atij. “Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale“, u shpreh Abdixhiku. Por, ky nuk është bashkëpunimi i parë LDK e Kuçi. Disa muaj më parë “Gjini Construction” dhe “Hidroterm” të dyja këto kompani janë të lidhura me familjarë të Blerim Kuçit, kanë fituar tenderin 18 milionësh të Komunës së Prishtinës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar sot se Blerim Kuçi i është bashkuar kësaj partie.
Abdixhiku shkroi se: Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ai tha se këtij qyteti do t’i japin program lokal si asnjëherë më parë.
“Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për forcim e ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë”, shkroi ai./insajderi