Sport
Ten Hag i lutet Man Unitedit të blejë lojtarë më të mirë për të luftuar për titull
Demokracia
20:13 | 26 Maj 2023

Share:

Erik ten Hag ka pohuar në mënyrë sensacionale Manchester United ka nevojë për lojtarë më të mirë për të luftuar për titullin e Ligës Premier.

Djajtë e Kuq siguruan një vend në Ligën e Kampionëve të enjten në mbrëmje me fitoren 4-1 ndaj Chelseat në Old Trafford.

Ten Hag ka pranuar se skuadra e tij duhet të forcohet ndjeshëm nëse duan t’i japin fund kërkimit të tyre prej dekadash për një titull lige.

Duke folur pas fitores ndaj Chelseat, ai tha për Sky Sports: “Është një bazë e mirë për t’u ndërtuar, por standardet duhet të rriten dhe kërkesat duhet të rriten”.

“Ne duhet të punojmë në verë me këtë skuadër, por duhet të forcohemi edhe në afatin e transferimeve me këtë skuadër”.

“Ne duam të konkurrojmë për titullin, por duhet të jetë realist. Tani, ne jemi larg, kështu që ka shumë punë për të bërë, por ne kemi nevojë për lojtarë më të mirë nëse duam të konkurrojmë për më suksesin më të lartë”, ka shtuar më tej trajneri holandez.

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është objektivi më i profilit të lartë teksa përgatitet të hyjë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij.

Një tjetër yll i Tre Luanëve me sa duket në treg është mesfushori Mason Mount.

Dhe shoku i fëmijërisë së Mount, Declan Rice, pritet të kushtojë edhe më shumë kur ai të largohet nga West Ham.

Qendërmbrojtësi i Napolit, Kim Min-jae është një tjetër shënjestër verore që do të kushtojë rreth 50 milionë euro.

Dhe mbrojtësi i djathtë i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong mund të hyjë në konkurrencë për Aaron Wan-Bissaka dhe Diogo Dalot.

Të ngjashme