Lajme
Temperaturat e larta, kolona automjetesh në Vlorë
Demokracia
15:59 | 26 Qershor 2022

Share:

Fundjava ka sjellë trafik të rënduar në Vlorë që prej orëve të para të ditës.

Zona e rrethit të Skelës e deri në Radhimë ka qenë një aks rrugor me trafik shumë të ngarkuar pasi makina të shumta i drejtohen jugut të Shqipërisë.

Radhët disa kilometra kanë bërë që policia rrugore të gjendet në pikat kyçe, ku trafiku rëndohet me qëllim menaxhimin dhe lehtësim të trafikut.

Temperaturat e larta dhe qëndrimi në trafik ka bënë që makinat të tej-nxehen, ndërkohë që për të përshkuar aksin rrugor Vlorë-Radhimë janë dashur të paktën 40 minuta./euronews

Të ngjashme