Mot i kthjellët, kryesisht me diell dhe i thatë parashihet gjatë javës vijuese. Fillimisht në aspektin termik do të jetë shumë ngrohtë, e më pas më nxehtë me temperatura deri në 35C të premten, e në fundjavë me mundësi të rritjes së mëtutjeshme edhe mbi 35C.
Ditën e premte pasdite, nuk përjashtohen mundësi për zhvillime të rrebesheve të shkurta të shiut.
18.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
19.07 – Më nxehtë dhe kryesisht me kthjellime e diell.
20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
21.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
22.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite vonë nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.
Temperaturat në rritje graduale, minimalet zbresin deri në 10C të martën, e më pas në rritje në 15C. Maksimalet nga 28 e 29C në fillim të javës, rriten deri në 34C e 35C të enjten dhe premte.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 5-11m/s.
Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale.