Lajme
Temperaturat deri 34 gradë Celsius, parashikimi i motit për fundjavë
Demokracia
20:03 | 21 Korrik 2023

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për këtë fundjavë.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

Ndërkaq të dielën do të kemi mot kryesisht me diell, por më freskët. Pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

IHK bën apel për kujdes nga rrezet direkte të diellit për shkak të indeksit UV të lartë, dhe që të respektohen këshillat e IKSHP-së.

moti

Të ngjashme