Lajme
Temperaturat deri 28 gradë, ky është parashikimi i motit për nesër
Demokracia
19:44 | 11 Shtator 2021

Share:

Edhe nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të arrijnë deri 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimal deri në 28 gradë Celsius, përcjell Demokracia.com

‘’Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius’’. thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas këtij instituti do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./Demokracia.com/

Të ngjashme