Lajme
Temperatura përvëluese në Mesdhe, sot pritet të shkojnë deri në 46 gradë
Demokracia
09:51 | 18 Korrik 2023

Share:

Vala e të nxehtit po vazhdon në Evropën Jugore, ndërsa temperaturat në Mesdheun qendror pritet të arrijnë kulmin gjatë ditës së sotme.

Ishulli italian i Sardenjës pritet të ketë një temperaturë maksimale prej 46 gradë Celsius këtë pasdite dhe ka paralajmërime se nxehtësia ekstreme mund të vazhdojë edhe për 10 ditë të tjera në pjesë të Italisë. Në kryeqytetin Romë, temperaturat mund të qëndrojnë mbi 40 gradë Celsius për 15 ditë.

Spanja është përballur edhe me valë të njëpasnjëshme të të nxehtit, ku temperaturat dje kanë arritur në 44 gradë Celsius në jug të vendit.

Ka pasur zjarre në ishullin spanjoll të La Palma dhe në Greqinë kontinentale, dhe gjithashtu ka pasur raporte për ndërprerje të energjisë në disa zona si rritje të kërkesës për shkak të kondicionerëve.

Derisa vala e të nxehtit në të gjithë Evropën Jugore po vazhdon, të hënën, Agjencia Botërore Meteorologjike (ËMO) verifikoi record të ri të temperaturave në Evropë e cila shkonte deri në 48.8C (119.8F) në Sicili gjatë një vale të nxehti në gusht të 2021.

Të ngjashme