Lifestyle
Temperatura e lartë e fëmijëve gjatë verës, çfarë sugjeron pediatrja
Demokracia
22:33 | 04 Korrik 2022

Share:

Stina e verës, çdo vit shoqërohet dhe me rritjen e numrit të rasteve të virozave me temperaturë të lartë tek fëmijët. Shkaqet për këtë mund të jenë nga më të ndryshmet që nga përdorimi i kondicionerëve tek frekuentimi i plazheve, pishinave etj.

Por si të mund ta trajtojmë temperaturën e fëmijës dhe kur është e nevojshme ta çojmë tek mjeku?

Sipas pediatres Sonila Brati, jo çdo temperaturë duhet vëzhguar nga mjeku. Ajo shpjegon se ka raste që temperaturat zgjasin vetëm 24 orë dhe më pas bien pa qenë nevoja për mbikqyrjen e pediatrit.

“Nëse temperatura vazhdon për tri ditë, atëherë duhet të drejtoheni tek mjeku. Nëse është vetëm 24 orë, mund të trajtohen me ibuprofen apo paracetamol. Nëse temperatura shoqërohet me simptoma të tjera si rrufë, dhimbje fyti mund të drejtohemi tek mjeku, por ndihma e parë gjithmonë duhet të jepet në shtëpi nga prindi”, – thotë pediatrja.

Në rast se hasemi me një situatë të tillë gjatë pushimeve, jo domosdoshmërisht duhet të ndërpriten pushimet, sipas mjekes pediatre. Kjo varet nga shëndeti i fëmijës, nëse e ka të nevojshme për pushim apo jo.

“Nuk rekomandohet ekspozimi i fëmijëve në diell përgjatë orëve të pikut 11:00- 17:00. Duhet të përdoren kremra mbrojtës për lëkurën dhe shumë i rëndësishëm është ushqimi. Zarzavatet mepërqindje të lartë uji dhe sidomos konsumimi i shumtë i ujit. Gjithashtu kondicioneri duhet të mbahet në një temperaturë konstante”, – sugjeron pediatrja.

Të ngjashme