Lajme
Temperatura deri në 44 gradë celsius në Vietnam
Demokracia
15:00 | 07 Maj 2023

Share:

Në Vietnam është shënuar një rekord i ri nga i nxehti, me termometrin që regjistroi temperaturën prej 44.1 gradë Celcius. Kjo është konfirmuar nga një stacion meteorologjik.

Rekordi i mëparshëm ishte shënuar në prill të vitit 2019, me temperaturën 43.4 gradë Celsius. Vetëm një muaj më parë në pjesën më të madhe të Azisë lindore u raportua një valë rekord temperaturash.

Ekspertët përmendin ndryshimet klimaterike si shkakun kryesor të këtij fenomeni. Gjithashtu paralajmërojnë se rekordi i vendosur së fundmi mund të thyhet sërish, ndoshta dhe brenda këtij vitit.

Sakaq, autoritetet këshilluan qytetarët në Vietnam që të shmangin ekspozimin në diell, veçanërisht në orët e mesditës. /a2news

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2024