Lajme
Temperatura deri në 31 gradë – parashikimi i motit për nesër
Demokracia
16:14 | 04 Qershor 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsiusm, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP , që nga ora 9-17 mundesisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse( ombrell, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krema kunder rrezeve të diellit). Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme