Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së diele në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, (që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit)”, thuhet në njoftim.
Sipas IHMK-së do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.