Lajme
Temperatura deri në 30 gradë| Parashikimi i motit për këtë javë
Demokracia
06:52 | 16 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira të cilat të martën dhe të mërkurën vende-vende do të sjellin reshje lokale.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius, përcjell Demokracia.com.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s./Demokracia.com/

Të ngjashme