Lajme
Temperatura deri në 28 gradë, parashikimi i motit për nesër
Demokracia
19:06 | 14 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se mot për dy ditët e ardhshme do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./Demokracia.com/

Të ngjashme