Lajme
Temperatura deri në 20 gradë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Demokracia
18:10 | 24 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë  të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius, përcjell Demokracia.com.

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj  të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024