Lajme
Temperatura deri në 19 gradë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Demokracia
18:45 | 21 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu (kryesisht ditën e premte), përcjell Demokracia.com.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu(kryesisht ditën e premte). Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 22-23.04.2022

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu(kryesisht ditën e premte). Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s.

Sasitë e reshjeve të fundit sipas rrjetit të IHMK ishin:

Podujevë 27mm (litër për metër katror)

Malishevë 21mm

Prishtinë 20mm

Junik 18mm

Ferizaj 18mm

Kamenicë 18mm

Shajkoc 18mm

Dragash 15mm

Peja 9mm

Istog 7mm dhe

Tuxhec 7mm. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024
Lajme • 02 Qershor 2024