Lajme
Temperatura deri 22 gradë – parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Demokracia
22:58 | 07 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, sipas institutit vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius, përcjell Demokracia.com.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë./Demokracia.com/

Të ngjashme