Lajme
Televizioni shtetëror rus konfirmon vdekjen e pesë komandantëve në Ukrainë
Demokracia
15:02 | 18 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Të paktën pesë ushtarakë rusë, duke përfshirë komandantin e forcave ajrore të Kostroma, vdiqën në betejë në Ukrainë, njoftoi të enjten rrjeti televiziv shtetëror rajonal rus GTRK Kostroma.

Gjatë operacionit special në Ukrainë, sipas Komisariatit Ushtarak Rajonal të cituar nga GTRK Kostroma, “ushtarakët e Regjimentit Ajror të Gardës 331 dhanë jetën e tyre për sigurinë e [Rusisë]”, raporton CNN, transmeton Demokraica.com.

Mes të vdekurve janë komandanti i njësisë, kolonel Sergei Sukharev, Senior Sgt. Sergei Lebedev, Sgt. Alexander Limonov, nëntetar Yuri Dektyarev dhe kapiten Alexei Nikitin.

Kujtojmë se Regjimenti Ajror i Gardës 331 konsiderohet një nga njësitë elitare të Rusisë.

Regjimenti luftoi në të dy luftërat çeçene dhe disa nga anëtarët e tij ishin të përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e Donbasit në 2014-2015./Demokracia.com/

Të ngjashme