Sport
Televizioni kosovar e transmeton falas super duelin e Champions, Real Madrid – PSG
Demokracia
17:43 | 09 Mars 2022

Share:

Real Madridi dhe PSG do ta luajnë sonte duelin kthyes në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ky ballafaqim nisë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ në Madrid, njofton Klankosova.

Ndeshjen mes madrilenëve dhe parisienëve përveç në platformën Artmotion mund ta shikoni drejtpërdrejt dhe falas edhe në Klan Kosova.

Takimi i parë i zhvilluar para tri jave në Paris kishte përfunduar me rezultat minimal 1-0 për PSG-në, me golin e realizuar nga Kylian Mbappe./Demokracia.com/

Të ngjashme