Kompania Google planifikon që gjatë vitit të ardhshëm të prezantojë telefonin e mençur Pixel që paloset, sipas kodit të fshehtë në aplikacionin në Google Camera, telefoni po zhvillohet nën emrin e koduar “Pipit”.
Deri më tani nuk ka detaje konkrete për dizajnin dhe funksionet e tij, por aplikacioni zbulon diçka për kamerat, shkruan NewsBeezer përcjellë Demokracia.
Pajisja do të ketë kamerën kryesore prej 12,2 megapiskelë, që Google e ka përdorur për pajisjet që kanë ardhur mes modeleve Pixel 3 dhe Pixel 5, derisa seria e re e Pixel 6 kamerën kryesore e ka prej 50 megapikselë./Demokracia.com/