Auto&Tech
Telefoni celular sot bën 40 vjet
Demokracia
14:30 | 06 Mars 2023

Share:

Ishte data 6 mars e vitit 1983 kur filloi epoka komerciale e celularit që ndryshoi jetën tonë. Një formë drejtkëndore e ngushtë dhe e gjatë, kështu u paraqit DynaTac 8000x i Motorola-s, telefoni i parë celular që u shit në dyqane.

Përafërsisht 25 centimetra i gjatë dhe peshonte 800 gram, forma e DynaTAC 8000x dukej më shumë si një telekomandë se sa si një telefon portativ. Ai lejonte gjysmë ore telefonata, mund të ruante 30 numra telefoni dhe kushtonte afro 4000 dollarë. Gjithsej u shitën 300,000 të të njëjtës seri.

Ky telefon u përdorur nga Michael Douglas në filmin “Wall Street”.

Të ngjashme