Lajme
Telefonat sekretë në tunele/ Si e fshehu Hamasi sulmin ndaj Izraelit? Skenari që e kapi në befasi ‘Mossad-in’ dhe ‘CIA-n’
Demokracia
20:36 | 25 Tetor 2023

Share:

IZRAEL- Për dy vjet, celula e vogël e Hamasit arriti të planifikonte sulmin ndaj Izraelit duke komunikuar fshehurazi me anë të telefonave me tel të vendosur brenda tuneleve nën Gaza, kështu që planet e tyre nuk u zbuluan nga Mossad, shkruan CNN.gr. 

Telefonat celularë apo kompjuterët nuk u përdorën në asnjë rast, pasi plani i tyre mund të zbulohej nga momenti në moment, kështu që si urë lidhëse komunikimi ata përdorën vetëm telefonat me tel brenda tuneleve.

Në këtë mënyrë ata siguruan që amerikanët dhe izraelitët nuk do të gjurmonin gjurmët e tyre dhe as nuk do t’i perceptonin planet e tyre.

“Nuk u fol shumë, shumica e planifikimit u bë jashtë…”, tha një nga burimet.

Sipas informacioneve nga shërbimet e sigurisë izraelite, të zbuluara për zyrtarët amerikanë, luftëtarët e Hamasit arritën të befasojnë një nga ushtritë më të avancuara teknologjikisht në botë duke aplikuar masa kundërzbuluese të modës së vjetër: takimet dhe shumica e negociatave kryheshin me telefon, luftëtarët shmangën teknologjitë e reja ndërkohë që çdo telefonatë që duhej të bëhej, bëhej përmes tuneleve.

Ky skenar shpjegon, në një mënyrë qesharake, pse sulmi i 7 tetorit i kapi izraelitët, Mossad- in dhe CIA-n në befasi. Zyra e drejtorit të Shërbimeve Kombëtare të SHBA-së nuk pranoi të komentojë, ndërsa Ambasada izraelite në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës së CNNi për koment.

Forcat izraelite të sigurisë i quajnë tunelet e Hamasit “Metroja e Gazës”.

Dhe kjo për shkak se ata krijojnë një labirint të gjerë, i cili përdoret për të ruajtur raketa dhe armatime, duke i lejuar gjithashtu luftëtarët të lëvizin pa u zbuluar.

Sipas ushtrisë izraelite (IDF), qendrat e ndryshme të kontrollit dhe komandës së Hamasit ndodhen gjithashtu në tunelet nëntokësore.

Të ngjashme