Prishtina po kalon njërin nga sezonet më të vështira të saja. Kjo jo vetëm për mungesën e rezultateve por edhe me telashet e fundit që janë shfaqur me lojtarët ku po refuzojnë të stërvitin për shkak të vonesave të pagave, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, telashet duket se nuk kanë fund për skuadrën më të madhe në vend. Prishtina pjesën më të madhe të këtij edicioni do ta zhvillojnë jashtë shtëpisë së tyre, “Fadil Vokrri”.
Demokracia.com mëson se Prishtina, ndeshjet si vendase, se nuk do të mund t’i luajë aty deri në muajin prill. Kjo do të jetë një tjetër goditje për bardhekaltrit, të cilët deri tash tri ndeshje si vendase i kanë zhvilluar në terrene neutral.
Me Drenicën për Kupë luajtën në Lipjan, ndërsa dy ndeshje tjera kampionale i luajtën një në Podujevë dhe një në Suharekë. /Demokracia.com