Lajme
Telashet e komunave: Defekti në uebfaqe, rrezikon grantet
Demokracia
20:42 | 28 Gusht 2023

Share:

Qasja në uebfaqet e Komunave të Kosovës, mbetet veç tentativë.

Me kësi problemi ekzekutivët lokalë po përballen tash e 2 vjet, e ato kulmuan dy javët e fundit.

Pavarësisht gjetjes së alternativave, kjo po u nxjerr jo pak telashe zyrtarëve komunalë.

Madje, po u rrezikohet edhe plotësimi i dokumentacionit për Grantin e Performancës 2022.

Rifunksionalizimi i faqeve të internetit nuk dihet sa merr kohë, pasi Agjencia e Shoqërisë e Informacionit s’ka mirëmbajtje valide e iu ka skaduar kontrata me operatorët e mirëmbajtjes.

Komunat tash shpresat i kanë tek një sistem i ri i uebsajtit, që urojnë të jetësohet sa më parë. Nga ASHI-ja sikur edhe Ministria e Pushtetit Lokal, nuk kthyen përgjigje.

Të ngjashme