Sport
Telashe të reja për Man Unitedin, përfundon sezoni edhe për Varanen
Demokracia
11:20 | 15 Prill 2023

Share:

Manchester United njoftoi zyrtarisht të premten se për Lisandro Martinezin ka përfunduar sezoni pas lëndimit që mori në ndeshjen ndaj Sevillas.

Në ndeshjen e njëjtë u lëndua edhe Raphael Varane, për të cilin klubi tha se do të mungojë për disa javë duke mos cekur kohën e rikthimit.

Megjithatë, sipas “The Athletic”, edhe për francezin ka përfunduar sezoni tashmë.

Ekzaminimet e fundit mjekësore thuhet se kanë treguar se 29-vjeçari do të mbetet jashtë fushës së blertë për së paku gjashtë javë.

Kjo nënkupton se ai do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Padyshim se këto do të jenë mungesa të mëdha për Man Unitedin, që po lufton për një vend në top katërshe të Premierligës, si dhe është në garë për trofeun e Ligës së Evropës e Kupës FA.

Të ngjashme