Sport
Telashe për Kosovën, FIFA ua mundëson klubeve t’i bllokojnë lojtarët
Demokracia
15:45 | 07 Shkurt 2021

Share:

FIFA ka aprovuar rregulla të reja sa i përket mbrojtjes nga pandemia COVID-19, shkruan Demokracia.com.

Rregullat e lojës janë ndryshuar sa i përket ndeshjeve të kualifikueseve të Botërorit që do të zhvillohen në muajin mars.

Tashmë klubet kanë marrë lejen e plotë dhe kanë të drejtë që të bllokojnë lojtarët për të kaluar te Kombëtarja, nëse shtetet ku luajnë këta futbollistë kanë një karantinë “të ashpër” për rikthimin e tyre në kampionatet që bëjnë pjesë.

Më herët edhe Kosova ka pasur një problem të tillë me grumbullimin e lojtarëve, ku Gjermania e Zvicra nuk I lejuan lojtarët t;I bashkohen Kosovës për ndeshjen ndaj Maqedonisë.

Duket se te;ashe të njëjta do të ketë edhe në sfidat e marsit. /Demokracia.com  

Të ngjashme