Mesfushori gjerman i Bayern Mynih, Leroy Sane, rrezikon të humbasë ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj PSG-së.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, mesfushori nuk është stërvitur dy seancat e fundit për shkak të një ndrydhje në kavilje.
Sipas mediave gjermane, problemi është disi më i madh se sa parashikohej, ndaj mund të qëndrojë disa javë pushim. Lojtari i është nënshtruar sot analizave të mëtejshme, duke mos zbritur në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.
Me 100% lojtari nuk do të zbresë në fushë ditën e shtunë ndaj Shtutgard në kampionat, me shpresën që të rikuperojë për sfidën e Champions League. Gjendja e Sane do të monitorohet ditë pas dite. /Demokracia.com